Rrjeti shqiptar i
profesionistëve.
Zhvillim në karrierë, lehtësira në integrim, dhe miqësi që i qëndrojnë kohës — këto mund të t’i ofrojë një komunitet i gjerë që flet gjuhën tënde.
Illyrian Brains · një rrjet, kudo në botë
Rrjeti Illyrian Brains
Besuar nga mijëra profesionistë në mbarë botën.
Me kalimin e viteve takimet e HappyHours janë bërë hapësira ku shqiptarët njihen, mblidhen dhe ndajnë midis tyre idetë për zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit. Organizatorët tanë mundësojnë që kjo traditë të vazhdojë.
Gjej komunitetin tënd
Kërko një qytet.
Shkruaj qytetin ose shtetin për të gjetur komunitetin Illyrian Brains më pranë teje.
Fillo të shkruash për të parë qytetet.
Shiko të gjithë qytetetOrganizimet
Boshti i komuniteteve të Illyrian Brains është vazhdimësia e eventeve shoqërore për profesionistët. Këtu gjenden miq, diskutohen ide, krijohet ndryshim! Bëhuni pjesë e ndryshimit!
Komuniteti
Qytetet e rrjetit.
Anëtarët, organizatat partnere dhe bizneset e komunitetit, sipas qytetit ku janë — secili rajon me ngjyrën e vet.
Përfshi në hartë
4 nga 4 lloje aktiveÇfarë bëjmë
Cila është receta jonë?
Komunitetet tona mbështeten nga këto dy elementë që plotësojnë nevojat e profesionistëve shqiptarë në diasporë.
Ana Shoqërore
- Gjej MiqHapësira ku njohjet e reja lindin natyrshëm dhe krijohen miqësi të qëndrueshme.
- Evente KulturoreOrganizojmë mbrëmje kulturore, ekspozita dhe takime që na lidhin me rrënjët dhe e pasurojnë jetën tonë jashtë vendit.
- Mikro-komuniteteNga sporti te arti, krijohen grupe të vogla që ndajnë pasionet dhe energjinë pozitive.

Ana Profesionale
- Bisedo me EkspertëDiskutime me profesionistë të fushave të ndryshme, këshilla praktike dhe mentorim.
- Zhvillo një IdeHapësirë për ide inovative dhe projekte bashkëpunimi që mund të marrin jetë me mbështetjen e rrjetit.
- Gjej Mundësi PunësimiNdihmojmë në ndarjen e ofertave të punës, mundësive të trajnimit dhe zhvillimit profesional.


































